Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka thënë se vendi i tij pret që jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe aleatët e saj, përfshirë Britaninë dhe Francën, të ndihmojnë në operacionet sulmuese kundër Iranit, në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë.
Katz i bëri komentet gjatë një takimi me Sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy dhe ministrin e Jashtëm francez Stéphane Séjourne në Jerusalem të premten.
“Izraeli pret që Franca dhe Britania t’i sqarojnë publikisht Iranit se është e papranueshme që ai të sulmojë Izraelin dhe se nëse Irani sulmon, koalicioni i udhëhequr nga SHBA do t’i bashkohet Izraelit jo vetëm në mbrojtje, por edhe në një sulm kundër objektivave të rëndësishëm në Iran. ”, thuhet në deklaratë, siç citohet nga Times of Israel.
Katz përsëriti në një postim në X se ai ua bëri “të qartë” kolegëve të tij se ata duhet të deklarojnë publikisht se vendet e tyre “do qëndrojnë me Izraelin jo vetëm në mbrojtje, por edhe për të goditur objektivat në Iran”.
Diplomatët francezë dhe britanikë i minimizuan këto pohime, me Sejourne duke u thënë gazetarëve se do ishte “e papërshtatshme” të diskutohej çdo “hakmarrje ose përgatitje për një hakmarrje izraelite” në mes të përpjekjeve diplomatike për të negociuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Një deklaratë e përbashkët francezo-britanike pas takimit gjithashtu nuk përmendi ndonjë koalicion anti-Iran.