Vendosni fjalën kyçe....

Ka nisur që në vitin 2013, 430 milionë lekë shtesë për përfundimin e rrugës Korçë-Ersekë


Autoriteti Rugor do kërkojë fonde shtesë për pjesën e dytë të rrugës Korçë-Ersekë. Procedura do ketë një fond limit prej 432.3 milionë lekësh që do përdoren për përfundimin e gjithë rrugës.

Tenderi i parëpër segmentin e lartpërmendur u zhvillua në vitin 2022 me find limit 2.16 miliardë lekë, ndërkohë që së bashku me pjesën e parë të lotit 2, kosto për aksin me gjatësi 4.15 km ishin rreth 19.5 milionë euro.

Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri rruga shkurtohet në 35 kilometra.

Rruga Korçë-Ersekë lidh rajonin juglindor, ndërsa projekti parashikon ndryshime të

rrugës aktuale, duke shmangur disa prej segmenteve, të cilët në dimër paraqesin problematikë nga ngricat dhe bora.

Pak muaj më parë rruga në fjalë rrëshqiti pak muaj më parë në vendin e quajtur Qafa e Qarrit, duke shkaktuar një dëm jo të vogël. Ajo pritej të përurohej qershorin e vitit 2023 por deri tani ka përfunduar ende. Punimet për rrugën nisën 11 vite m parë, në qershor 2013.

Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra, u fitua nga kompania A.N.K. me një ofertë prej rreth 17 milion eurosh. Pas disa vitesh zvarritje kompania nuk i realizoi dot punimet dhe në 2017 u hap një tjetër tender prej 4 milionë eurosh për punime shtesë që u fitua po nga A.N.K. Edhe tenderi i 2020 për pjesën e parë të lotin 2 u fitua po nga A.N.K, kompani në pronësi të Agim Kolës vëllait të ish-deputetit socialist Ndue Kola.

Kosto ka shkuar 60 milionë euro për një rrugë e kategorisë C një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë.