Vendosni fjalën kyçe....

Mozaiku romak i varrosur për mijëra vjet zbulohet në Angli


Një mozaik i bukur, jashtëzakonisht i ruajtur mirë, që ishte “i fshehur për mijëra vjet” është zbuluar nga arkeologët në Anglinë veriperëndimore.

Mozaiku që përmban peshq dhe delfinë, u zbulua në qytetin romak Wroxeter. Qyteti i katërt më i madh në Britaninë Romake që ishte pothuajse aq i madh sa Pompei gjatë kulmit të tij me rrënojat e tij që tani mbijetojnë si një pikë arkeologjike dhe arsimore rreth 50 milje në perëndim të Birminghamit.

Duke shfaqur ngjyrat e tij të ndritshme të bardha, të kuqe, blu dhe të verdhaë, mozaiku është i pari që zbulohet në Wroxeter që nga viti 1859, sipas një njoftimi për shtyp nga “Archaeology Vianova”, që u përfshi në gërmim.

Një mozaik me gjashtë ngjyra, që kërkon që gurët të importohen nga jashtë zonës lokale dhe një që përshkruan dizajne të tilla nuk është gjetur kurrë më parë në Wroxeter, tha Roger White, një arkeolog në Universitetin e Birminghamit.

“Është në përputhje me shijen e kohës. Është bërë nga dikush që di për modën dhe çfarë të vendosë në mozaikë, është i përshtatur kulturalisht,” shtoi White.