Një qytetar në Tiranë ka denoncuar operatorin e transmetimit të energjisë OST se po zhvendos një shtyllë të tensionit të lartë duke e afruar rreth 20 metra nga banesa.
Ai shkruan se kjo u rezikon jetën. Shtylla në fjalë ndodhet në rrugën “Agush Gjergjevica” në Shkozë.
“Përshëndetje! OST po zhvendos shtyllën e tensionit rreth 20 metra të lartë, pranë shtëpive tona, duke na rrezikuar jetën”, shprehet qytetari, në denoncimin e publikuar nga BW.