Vendosni fjalën kyçe....

Berisha sulmon kreun e SPAK-ut: Dumani përgjon si palaço eksponentë të PS-së dhe opozitën për t’ja raportuar Ramës

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar kreun e SPAK, Altin Dumani, që sipas tij përgjon eksponentë të PS dhe opozitën, për llogari të Ramës.

Në ditën e 230 të qëndresës qytetare, Berisha tha se që prej kohës së Komunizmit, shqiptarët nuk kanë pasur një organ akuze më të korruptuar, siç është SPAK, që drejtohet nga Altin Dumani.

Sipas Berishës, Dumani qëndron në krye të SPAK në kundërshtim të hapur me Kushteutën e vendit.

 

Berisha: Që nga koha e Enver Hoxhës e deri më sot kurrë shqiptarët nuk kanë patur një organ akuze më kriminal, më të korruptuar, më anti shqiptar, më antikushtetues se sa kanë sot Skapin e kryesuar nga Altin Dumani, kjo vegël e ndyrë, e keqpërdorur në shkallë ekstreme që qëndron në krye të Skapit pa mandat kushtetues.

Ky kriminel që përdor si justifikim amnistrinë e vjedhjes së shekullit, se qenka krim intelektual edhe është i vështirë për tu zbërthyer.

More hajdut, Nuredini është dhjetë herë më i mirë se tij. Hajdut i pështirë.

Kujt i thua ti se qenka krim intelektual vjedhja e shekullit. Por nuk skuqesh ti që arreston Ilir Beqajn për 130 mijë euro të BE-së dhe nuk arreston për 300 mln euro të qytetave shqiptarë.

Or hajdut, i pafytyrë, i pa nderë, i pa karakter, që qëndron në karrige si një horr i kushtetutës, në kundërshtim me kushtetutën.

A nuk përbën vepër penale, rritja e çmimit me 83 herë të sterilizimeve nga Ilir Beqaj dhe Edi Rama. Por mbahesh aty, sepse regjistron, sepse përgjon si palaço eksponentë të PS dhe opozitën dhe i raporton Edi Ramës, duke shkelmuar çdo ditë detyrën.

Sigurisht do të ishte e pafalshme, do të ishte naive që demokratet dhe demokratët të prisnin zgjidhjen nga mercenarë dumanër.

Jo zgjidhja është përmbysja e Edi Ramës, pastaj dumanët nuk kanë vrimë miu ku të futen. Kudo që të shkojë do ti sjellim në Shqipëri këta banditë që shkelmojnë mbi ligjin dhe të drejtën e shqiptarëve, mbi financat e tyre.

Që amnistrojnë vjedhjet, që amnistojnë krimet monstruoze, vrasjet, trafiqet duke njoftuar me mandate kallpe, zyrtarët kriminalë të PS-së. Ja pse ju, jeni shpresa e fundit e shqiptarëve.