Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy automjete në aksin Lushnjë-Berat, dy të plagosur


 

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje Berat në dalje të këtij aksi në kilometrin e parë.

Si pasojë dy mjete u përplasen dhe dy persona transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë.

Mjeti tip Benz me targa AB 460 BA ka tentuar të kthehet duke ndryshuar kursin 180 gradë,pra duke ikur drejt Beratit ka kthyer në vend për në drejtim të rrethrrotullimit të Savrës. Mjeti tip kamionçinë me targa AA608 JI e ka përplasur nga pas.

Përplasja ka qenë e fortë dhe dy nga katër udhëtarët në Benz janë lënduar rëndë. Ambulanca i ka dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia në vendngjarje po kryen procedurat e dokumentimit të aksidentit dhe po disiplinon trafikun.