Vendosni fjalën kyçe....

U përplas me Jet Ski me shokun e vet në Velipojë, humb jetën 19-vjeçari italian


Dy Jet -Ski janë përplasur në plazhin e Velipojës mesditën e sotme.

Përplasja mes dy motorëve të ujit ka ndodhur 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë si pasojë e manovrave të gabuara.

Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy të rinj italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. 19-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë në spital

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

“Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rasti”-njoftoi policia në informacioni paraprak.

Më pas në një njoftim të dytë policia bëri me dije ndërrimin nga jetaa të 19-vjeçarit.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë,  ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç,  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”-njoftoi policia.