Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen se dhunuan modelen, sekuestrohen dy makina, dy motrat Berisha në kërkim nga policia


Policia ka sekuestruar dy mjete lidhur me hetimin ndaj dy motrave Antonela e Mariela Berisha, të cilat akuzohen se dhunuan një modele të quajtur Klea Prenga në një lokal nate në Tiranë.

Njëra nga makinat është përdorur nga motrat natën e ngjarjes, ndërsa tjetra mjeti me të cilin janë larguar.

Sipas sistemit TIMS, dy motrat që janë shpallur në kërkim nga policia, nuk kanë dalë jashtë vendit.

Antonela e Mariela Berisha akuzohen për plagosje të rëndë në bashkëpunim. Ato u akuzuan për dhunë nga Prenga, e cila postoi fotot në rrjetet sociale pas ngjarjes.