Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Elson Reçi, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Preng Gjinit


Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Elson Reçit nga Emiratet e Bashkuara Arabe me qëllim më pas ekstradimin në Shqipëri.

Elson Reçi është një person në kërkim i shpallur pasi GjKKO i ka caktuar arrest me burg për veprën penale “vrasje për gjakmarrje” ” e mbetur në tentativë, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “kultivimi i bimëve narkotike”, vepra këto të kryera në formë të veçantë të bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Reçi ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Preng Gjinit.

Bashkëpunimi i shkëlqyer me autoritetet e Emirateve të Bashkuara, çoi në arrestimin me qëllim ekstradimi të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bashkëpunimi shumë i mirë mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe ka mundësuar arrestimin e një shtetasi tjetër të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Falë punës profesionale të Interpol Tirana dhe bashkëpunimit me Interpol Abu Dhabi u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. R. me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

E.R. ishte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 15.05.2024, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit “arrest në burg”, për veprat penale “vrasje për gjakmarrje” e mbetur në tentativë, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “kultivimi i bimëve narkotike”, vepra këto të kryera në formë të veçantë të bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.

Nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se E. R. ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Preng Gjinit.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për vënien para drejtësisë të të gjithë personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar”-thuhet në njoftimin e policisë.

Atentati ndaj Preng Gjinit

Preng Gjinit iu bë atentat më 15 shtator 2020 mbi urën e Selitës në Tiranë.

Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar.

Ngjarja në atë kohë lidhet edhe me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen.

Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019. Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht ka mundur ta pikasë në kohë lëndën eksplozive.