Vendosni fjalën kyçe....

Basha njofton pjesëmarrjen në radio debatin “World Questions” të BBC-së: Ju ftoj të bëheni pjesë e diskutimit


Kryetari i Demokratëve Euro Atlantik, Lulzim Basha, njoftoi se në datën 10 shtator do të jetë pjesë e radio debatit “World Questions” të organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond.

Nëpërjet një statusi në rrjetet sociale, Basha fton këdo të aplikojë për tu bërë pjesë e diskutimit të këtij aktiviteti, mbi çështjet mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Postimi i Bashës:

Më 10 shtator, ditën e martë, do jem pjesë e radio debatit “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond.

Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij aktiviteti për të dëgjuar dhe kontribuar në diskutimin mbi çështjet me rëndësi për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për të aplikuar për pjesëmarrje, ndiqni udhëzimet në linkun e mëposhtëm:

https://www.bbc.co.uk/…/shows/world-questions-10sept24…

Pjesëmarrja juaj do të jetë një mundësi për të sjellë zërin tuaj në këtë diskutim të rëndësishëm.