Moti i keq përfshiu zonën e juglindjes në Shqipëri.
Breshëri ka shkaktuar dëme në të mbjellat e banorëve të zonës së Maliqit.
Dëmet janë shkaktuar në vreshta, e perime në një masë të madhe.
Banorët presin nga strukturat shtetërore që t’i dëmshpërblejnë edhe pse ende nuk kanë filluar evidentimi i dëmeve në terren.