Chelsea është afër marrëveshjes me Joao Felix.
Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja verbale pothuajse ka përfunduar me Atleticon, teksa detajet përfundimtare mbi strukturën janë duke u kompletuar.
Felix kaloi gjashtë muaj në huazim me Chelsean në sezonin 2022/23, duke shënuar katër gola në 16 paraqitje në Premier League.
Lëvizja e tij te Chelsea, që pritet të jetë e përhershme këtë herë, do të zhbllokojë transferimin e Conor Gallagher në Atletico.