Vendosni fjalën kyçe....

“Fluturojnë” kostot e rrugëve, rritet me rreth 94 milionë euro Tiranë-Durrës, dyfishohen Ndroq-Plepa e bypassi i Elbasanit


Kostoja e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës është rritur me rreth 94 milionë euro nga projekti fillestar.

Autostrada 31 kilometra që lidh dy qytetet kryesore të vendit do zgjerohet me nga dy korsi në secilën anë, me njërën që do shërbejë si korsi emergjence.

Fillimisht projekti do kushtonte 205 milionë euro por së fundmi kostoja ka shkuar në 298.8 milionë euro.

Puna për zgjerimin e autostradës nis me përfundimin e sezonit veror në 2 lotet e para kthesa Kamzës-Vorë dhe Vorë-Sukth, për të cilët janë shpallur edhe fituesit, shkruan Shqiptarja.

Faturë dyfish me të shtrenjtë ka edhe rruga Tiranë-Ndroq-Plepa që do mund të shërbejë si rrugë alternative për autostradën Tiranë-Durrës. Kostoja fillestare e ndërhyrjes ka qenë 39.8 milionë euro ndërsa pas rishikimit ajo ka shkuar në 87 milionë euro.

Thuajse trefish është rritur kostoja e bypassit të Elbasanit. Nga 97.3 milionë euro që ka qenë fillimisht, kostoja ka fluturuar në 240 milionë euro.