Vendosni fjalën kyçe....

Harris kryeson ndaj Trump në sondazhin e fundit


Zëvendëspresidentja Kamala Harris mban një epërsi të ngushtë ndaj ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Ky është një përmirësim i dukshëm për demokratët në një garë që pak më shumë se një muaj më parë duketj se do shkonte drejt një humbjeje të presidentit Joe Biden ndaj repubkikanit Donald Trump, sipas një sondazhi të Washington Post, ABC News e Ipsos.

Ndërsa demokratët mblidhen këtë fundjavë në Çikago për konventën e tyre të ardhshme kombëtare, Harris qëndron në 49 për qind ndaj 45 për qind të Trump në mesin e votuesve të regjistruar në një ndeshje kokë më kokë.

Nëse kandidatët e palëve të treta përfshihen në sondazh, Harris është në 47 për qind dhe Trump në 44 për qind, me Robert F. Kennedy Jr. që ka 5 për qind. Në fillim të korrikut, Trump ishte 43 për qind, Biden në 42 për qind dhe Kennedy 9 për qind.

Duke pasur parasysh marzhin e gabimit në këtë sondazh, i cili teston vetëm mbështetjen kombëtare, epërsia e Harris midis votuesve të regjistruar nuk konsiderohet statistikisht e rëndësishme.

Avantazhi prej tre përqindësh i zëvendëspresidentës në një garë që përfshin kandidatë të palëve të treta është pak më i vogël se diferenca e votave popullore prej 4,5 pikësh e Biden në 2020, e cila përkthehet në një shumicë kolegji elektorale.

Megjithëse dinamika e fushatës ka ndryshuar që kur Biden u largua nga gara në korrik, gjetjet në sondazhin e ri Post-ABC-Ipsos vijojnë të tregojnë për një zgjedhje të ngushtë në nëntor, kur shtatë shtete luhatëse – Miçigan, Pensilvani, Uiskonsin, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Arizona dhe Nevada – ka të ngjarë të përcaktojnë se kush fiton në kolegjin zgjedhor.