Vendosni fjalën kyçe....

I kapen 41 mijë euro në Kakavijë, procedohet 50-vjeçarja


Një 50-vjeçare është kapur duke kaluar kufirin me 41 mijë euro të padeklaruara.

Shuma është sekusestruar ndërsa ajo është vënë nën hetim. 50-vjeçarja me iniciale Zh.D., banuese në Greqi, ka qenë duke dalë nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar në çantë i janë gjetur 41 mijë eurot që 50-vjeçarja nuk i kishte deklaruar.

“Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D.,  ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen Zh. D., 50 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.” – thuhet në njoftimin e policisë.