Vendosni fjalën kyçe....

Kryepolici i Shkodrës tregon hollësi nga vrasja e dyfishtë në Velipojës: Shkak dyshohet një konflikt i mëparshëm


Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka treguar hollësi për vrasjen e dy personave  detaje në Velipojë.

Sulaj tha se vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, kanë vrarë me armë zjarri Ersild Ishimin dhe Arsid Hoxhën 22 vjeç.

Shkak dyshohet një konflikt më 28 qershor ku njëri prej viktimave, Ersild Hoxha kanosi me armë zjarri një kuzhinier të një hoteli në pronësi të vëllezërve.

‘Siç jeni në dijeni, jemi njoftuar se ka ndodhur një konflikt me armë zjarri në Velipojë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dhe më pas kanë gjetur vdekjen në spital Ersild Ishmi, 33-vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç.

Shkak dyshohet një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të një hoteli Eduard dhe Gëzim Frrokut. Shkak ka qenë një debat i ndodhur më 28 qershor mes kamerierit dhe kuzhinierit të këtij lokali. Po punohet për kapjen e personave të dyshuar.’- tha Sulaj.