Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja te ‘Komuna e Parisit’, efektivi i policisë plagos me armë 45-vjeçarin


Lorenc Kosta, 45-vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në kompleksin ‘Kika 2’.

Autori dyshohet se është Erjon Goxhara, efektiv policie në Rinas, mëson Report Tv. Dyshohet se 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë.

Shqiptarja.com sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se disa shtetas të huaj po i japin ndihmën e parë.

 

‘Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.‘- njofton policia.