Dita e sotme u karakterizua nga tre ngjarje të rënda që dominuan kronikën e zezë.
Në tre ngjarjet e sotme një person mbeti i plagosur në Tiranë, një shtetas amerikan mbyti gruan dhe më pas veten po në Tiranë dhe dy persona u vranë në mbrëmje në Velipojë.
Plagosja në Tiranë
Lorenc Kosta, 45-vjeç mbeti i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në kompleksin ‘Kika 2’, në Tiranë.
Autori i dyshuar Erjon Goxhara, efektiv policie i njësisë “Shqiponja” në Rinas u arratis pas ngjarjes.
Shtetasi amerikan mbyt gruan dhe var veten
Matheë James Werts dyshohet se mbyti gruan e tij dhe dy qentë e tyre me një litar, përpara se të merrte jetën e tij në zonën e Treshit në Tiranë.
Në një njoftim policia raportoi se ka gjetur të vdekur vetëm shtetasin amerikan M.W.
Matheë James Werts ishte mësues në “Albania College” dhe jetonte në një shtëpi private në zonën e Treshit.
Mësuesi nuk është paraqitur në shkollë sot, duke nxitur shqetësimin e kolegëve dhe drejtuesve të institucionit.
Drejtori i shkollës është personi që ka shkuar në shtëpinë e Ëerts për ta kontrolluar dhe ka zbuluar ngjarjen tragjike.
Autoritetet janë angazhuar në zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem, teksa kolegë të tij kanë dëshmuar në polici mbi atë që kanë ditur.
Pas zbardhjes së ngjarjes dhe mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts për babanë e tij.
Në letrën e tij drejtuar të atit, ai shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”
Vrasja e dyfishtë në Velipojë
Dy persona, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, humbën jetën nga plagët e marra nga një konflikt me armë zjarri, në Velipojë.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.
Ishmi dhe Hoxha dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Frroku, duke rezultuar në vdekjen e tyre në Spitalin Rajonal të Shkodër.