Vendosni fjalën kyçe....

Një i vdekur dhe disa të zhdukur pas fundosjes së një jahti në brigjet italiane


Një burrë ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë të zhdukur pas fundosjes së një jahti në brigjet e Sicilisë në orët e hershme të së hënës, kanë thënë shërbimet e zjarrfikësve dhe të kërkim-shpëtimit në Itali.

Në jahtin 56-metërsh është parë flamuri britanik dhe britanikët janë në mesin e të zhdukurve, kanë raportuar mediat italiane.

Në mesin e 22 personave në bord janë 10 anëtarë të ekuipazhit dhe 12 pasagjerë – në mesin e të cilëve ka edhe shtetas amerikanë dhe kanadezë, sipas REL.

Shërbimet e emergjencave kanë shpëtuar 15 persona, përfshirë një fëmijë njëvjeçar, pasi jahti ka nisur të fundoset, si pasojë e motit të lig në Palermo.

Copëza të jahtit janë identifikuar në 50 metra thellësi.

Në deklaratën e Gardës kufitare të Italisë është thënë se një anije e afërt ka ofruar ndihmë edhe para se të arrinin shërbimet e emergjencave.

Jahti është menaxhuar prej kompanisë, Camper and Nicholsons International.