Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët dalin në protestë për vrasjen e Egli Progës


Qindra qytetarë kanë dalë në Tiranë në proteste për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Motra e tij, familjarë të 42-vjeçarit dhe qytetarë e aktivistë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas në drejtim të Kryeministrisë.

Ata mbajnë në duar pankarta me mbishkrime ku kërkojnë drejtësi për Egli Progën.

Babai i dy fëmijëve u vra nga një i ri, i cili është arrestuar tashmë nga policia, por dyshimet janë që kjo e fundit tentoi në momentet e para të fshehte ngjarjen.

Nën presionin e medias policia nisi një hetim të brendshëm për veprimet e inspektorëve në Pogradec.

E dyshimtë është gjithashtu edhe zbutja e akuzës që prokuroria ka bërë për Denis Mecen, autorin e vrasjes së Egli Progës.