Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Velipojë, plagosen dy persona


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sonte në Velipojë, pranë stacionit të autobusëve, teksa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar incidentin, në të cilin mësohet se mbeti i plagosur shtetasi A. C.

Arsyet e plagosjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.