Vendosni fjalën kyçe....

7 të vdekur në 1 javë, Gjekmarkaj: Shqipëria çdo ditë numëron të vrarët, bilanci javor nuk krahasohet as me 1997-n


Nënkryetar i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura në ditët e fundit, ku ka një seri ngjarjesh kriminale që kanë prodhuar viktima, por edhe vetëvrasje.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se bilanci javor nuk krahasohet as me 1997, ndërsa shton se Shqipëria po numëron të vrarët.

 “Policia gjindet aty për të numëruar kufomat! Në Tiranë një mësues amerikan vret gruan dhe pastaj veten!

Po brenda asaj dite një punonjës policie i bën atentat një qytetari për motive të dobëta, por falë zotit shpëton! Në Mirditë, vritet brenda banesës së tij një tjetër shtetas.

Pra, 7 të vdekur në një javë nga vrasjet!”, shkruan Gjekmarkaj.

 

 

Postimi nga Agron Gjekmarkaj

Në një javë Shqipëria çdo ditë numëron të vrarët! Në Pogradec organet shtetërore u bënë palë me kriminelët kur u ekzekutua Egli Proga! Në Velipojë po ashtu nuk u parandaluan dy vrasje nga mos ndërhyrja në kohë!

Policia gjindet aty për të numëruar kufomat! Në Tiranë një mësues amerikan vret gruan dhe pastaj veten!

Po brenda asaj dite një punonjës policie i bën atentat një qytetari për motive të dobëta, por falë zotit shpëton! Në Mirditë, vritet brenda banesës së tij një tjetër shtetas.

Pra, 7 të vdekur në një javë nga vrasjet!

Siguria publike është në nivelet më të ulëta historike! Ministri i ri i Brendshëm nuk ekziston, nuk merr përgjegjësi jo e jo, por as nuk flet, as nuk del, as e sheh njeri në krye të punëve!

Ky bilanc javor nuk krahasohet as me vitin 1997!

Ftojmë turistët të vijnë, po për çfarë që të shohin “pistolierët” tanë sesi vrasin qytetarët teksa policia, qeveria e shteti në rastin më të mirë kur nuk janë palë, bëhen spektatorë në kinemanë horror!

Nuk janë vetëm çmimet e larta e abuzive që i tremben njerëzit kësaj vere por edhe krismat, atentatet, postpolloqet si në Kabul pa efikasitet ku polici si zaptie ja fut me shpullë qytetarit rasti Qato, trafiku i denatyruar nga mungesa e rrugëve e zjarret e ndezura me qëllim ndërtimi rrëze deteve!

Përsa kohë bandat ndikojnë në zgjedhje ministrash, për aq kohë do të numerojmë të vdekur në trotuare! Shqipëria ka nevojë për një qeveri e cila nuk rri në pushtet me fuqinë e krimit, por që perdor fuqinë e votës dhe të popullit për të shtypur krimin dhe kriminelët!