Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e zonës së Krujës protestë për rrugën Thumanë-Kashar, përplasen me policinë


Dhjetëra qytetarë të zonës së Krujës kanë dalë sërish në protestë, për të kërkuar qasje në autostradën e re Thumanë-Kashar.

Edhe këtë të martë, protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, ndërsa kanë nisur edhe përplasjet e para me Policinë, të cilët kërkojnë të lirojnë qarkullimin në rrugë.

Një qytetar është gjakosur nga Policia, por kjo nuk e pengon atë që ta vijojë protestën. ‘Do të vazhdoj të protestoj, gjakosja nuk më ndal’.

Rruga Thumanë-Kashar aktualisht është e paaksesueshme nga qytetarët e rrethit të Krujës dhe bizneset në zonë.