Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vrarë 68-vjeçari në Mirditë, dyshohet se u qëllua nga dritarja e dhomës


Një 68-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Mirditë.

Viktima me iniciale F.R., që kalonte muajt e verës në shtëpinë e tij në fshatin Lajthizë dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga dritarja e dhomës ku flinte.

68-vjeçari është gjetur i pajetë nga familjarët e tij,të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

“Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën. Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat”, thuhet në njoftimin e policisë.