Në 72-vjeçar dyshohet se është vrarë në Memaliaj.
Viktima i identifikuar si Faik Ajdini, banues në fshatin Zhapokikë, është gjetur i pejatë pranë një përroi në afërsi të fshatit.
Në trupin e të ndjerit janë konstatuar dy goditje në qafë dhe kokë, që dyshohet se janë bërë me mjet prerës. Goditja në qafë ka qenë fatale për viktimën, që ka humbur jetën nga hemorragjia, raporton Report Tv.
Dyshimet e para janë se Ajdini është vrarë dhe më pas është hedhur në përrua për të fshehur gjurmët.
72-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen 48 orë më parë.