Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me 6 plumba 45-vjeçarin, del videoja e plagosjes në Tiranë, policia 10 mijë euro për kapjen e efektivit


Majtas inxhinieri i plagosur Lorenc Kosta, djathtas efektivi Erjon Goxhara

10 mijë euro ka vënë në dispozicion policia për kapjen e efektivit që plagosi inxhinierin e ERE-s në Tiranë.

Erjon Goxhara, punonjës në Drejtorinë e Kufirit në Laprakë akuzohet për “vrasje me paramendim në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”. Policia e Tiranës është ende e paqartë nëse Goxharaj e qëlloi Lorenc Kostën me armën e shërbimit apo me një armë tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të diës së djeshme në rrugën “Komuna e Parisit”. Goxhara e qëlloi Kostën me disa plumba në këmbë ndërsa sipas bluve ngjarja ndodhur “për motive të dobëta”.

Lorenc Kosta ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit”‘Kika 2”, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. Efektivi ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto të plagosurit, i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Pas plagosjes Goxhara është larguar me makinë dhe dyshohet se fshihet në zonën e Dajtit.

6 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa Kosta është plagosur në këmbë e në bark dhe ndodhet ende në spital.

*Video marrë nga Shqiptarja