Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Vrasjet po bëjnë kërdinë, rendi e siguria në pikiatë, policia ka hall të mbulojë krimet


Deputeti i PD-së Ervin Saianji ka reaguar lidhur me ngjarjet e rënda të ndodhura së fundmi në vend.

Në një shënim në rrjetet sociale, ai shkruan se ndërsa vrasjet e plagosjet po bëjnë kërdinë në vend, policia përpiqet të mbujojë e manipulojë krimet.

Demokrati thekson se policia po politizohet edhe më tej ndërsa oligarkët e krimit emërojnë drejtuesit dhe shefat e policisë.

“Rendi dhe siguria publike në pikiatë, vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë ndërkohë që halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet! Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë! Vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave! Ndërkohë që krimi ka marrë dhenë në rrugë ministri i brëndshëm as dihet ku është fshehur!” – shkruan Salianji.