Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Ambasdorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay.
Ambasadori Atay e uroi Kryetaren Spiropali për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit dhe vuri në dukje gatishmërinë e Ambasadës për të kontribuar në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si aleatë të natyrshëm, të miqësisë mes dy popujve si edhe intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.
Spiropali nënvizoi se Shqipëria do të forcojë partneritetin strategjik me Turqinë, me të cilën na lidh një miqësi e fortë tradicionale.
Bashkëpunimi me Turqinë përbën një prioritet të Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë dhe institucioneve.
Turqia dhe Shqipëria i janë gjendur njëra-tjetrës në ditë të mira e të vështira. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, si anëtarë të NATO-s, merr një rëndësi të veçantë në situatat e sotme në rajon e më gjerë.
Kuvendi do të zgjerojë bashkëpunimin me Asamblenë e Madhe Kombëtare në të gjitha nivelet, duke nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm dhe miqësinë mes popujve.