Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e dyfishtë që tronditi Velipojën, përplasja dy muaj më parë në hotelin e dy vëllezërve


Ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme Velipojën, ku 22-vjeçari Arsid Hoxha dhe 33-vjeçari Ersild Ishmi mbetën të vrarë pasi u qëlluan me armë nga dy vëllezërit Eduart e Gëzim Frroku, pronarë të hotelit  ku ndodhi ngjarja, e ka zanafillën rreth dy muaj më parë.

Më 28 qershor të këtij viti, në hotel “Holiday” në Velipojë, kamarieri u përplas me kuzhinierin e hotelit. 33-vjeçari Ishmi u përfshi në debatin mes dy punonjëësve asokohe duke kërcënuar me armë zjarri kuzhinierin ndërsa pistoleta iu hoq nga dora prej viktimësh Ishmi. Pas ngjarjes ky i fundit u arrestua rreth dy javë më vonë dhe u la në arresht shtëpie nga gjykata.

Mbrëmjen e djeshme Ishmi dhe kunati i tij, Arsid Hoxha, shkuan sërish në hotel “Holiday” në Velipojë dhe pas debatit me dy vëllezërit Frroku janë qëlluar me 5 plumba duke ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

33-vjeçari Ishmi u qëllua me 3 plumba ndërsa kunati i tij, 22-vjeçari Hoxha me dy plumba.

Dy vëllezërit Frroku janë shpallur në kërkim.