Vendosni fjalën kyçe....

Vrasje në Prishtinë, një grua dyshohet për vrasjen e kunatit


Një vrasje ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e sotme.

Për motive akoma të panjohura, një grua dyshohet se ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj.

E dyshuara tashmë është vetëdorëzuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita.

Akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër .

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”-njofton policia.