Vendosni fjalën kyçe....

Anija me mbetje toksike, Dogana Shqiptare: Produkt i kompanisë nga Kosova, kaluan tranzit në Shqipëri


Dogana Shqiptare ka sqaruar pak më parë se anija me mbetje toksike që u kap në Tajlandë dhe pritet të kthehet në Shqipëri, nuk është eksport nga Shqipëria po tranzit ndërkombëtar i kompanisë Apelbaum nga Kosova.

Në deklaratën e Doganave Shqiptare thuhet se lënda është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova dhe i transportuar me porosi të kompanisë zviveriane Achro me bazë në Zvicër.

Në reagimin e Doganave thuhet gjithashtu se lajmet që qarkullojnë në media po përdoren për arsye politike për përbaltjen e Administratës Doganore.

Njoftimi

“Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:

Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova  me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.

Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.

Sa më sipër ritheksojmë se:

  • Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;
  • Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.

ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues.”