Një aksident dyshohet se i ka marrë jetën një 63-vjeçari në aksin “Plepa-Kavajë”.
Shtetasi me iniciale L.D dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar nga policia.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
“Rreth orës 00:50, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”-thuhet në njoftimin e policisë.