Vendosni fjalën kyçe....

I vihet flaka makinës së punonjësit të bashkisë në Vaun e Dejës


Makina e një punonjësi të bashkisë së Vaut të Dejës është djegur me bezinë në orët e para të mëngjesit. Mjetit tip “Ford Focus” në pronësi të 49-vjeçarit Gjon Marashi i është vënë  flaka në oborrin e banesës në fshatin Pistull.

Sipas të dëmtuarit, djegia e makinës ka të bëjë me punën e tij në bashki, më saktësisht me çështjen e vaditjes së tokave në fshatrat e Vaut të Dejës, shkruan BW.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur më herët kërcënime të drejtpërdrejta por se ka pasur debate lidhur me vaditjen me banorët e fshatrave të ndryshëm ku ka qenë.

Flakët janë bënë nga një person i maskuar, i cili është larguer me shpejtësi pas vënies së zjarrit.