Vendosni fjalën kyçe....

Ndotën e ujërat e detit, procedohet drejtori i kompanisë që po ndërton te Porti i Vlorës


Policia ka proceduar drejtorin e kompanisë që po ndërton te Porti i Vlorës pasi u denoncua me video në rrjetet sociale ndotja që po prodhohej nga punimet që po kryehen.

Policia procedoi shtetasin me iniciale H.M 31-vjeç.

“Ndotën ujërat e detit, procedohet penalisht drejtori i kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e portit të Vlorës.

Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave në portin e Vlorës (rast i bërë publik dhe në disa media online), specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kryen verifikimet e nevojshme për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale përgjegjësit.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Ndotja e ujërave”, për shtetasin H. M., 31 vjeç, drejtor i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës” – njofton policia.