Romelu Lukaku sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Antonio Contes te Napoli.
Sipas raportimeve, marrëveshja mes Napolit dhe Chelseat do të ndodh, teksa dy klubet janë në negociata të avancuara.
Drejtuesit e Napolit do të takohen me klubin anglez në Londër brenda 24 orëve për të proceduar dhe për të gjetur zgjidhjen finale.
Të gjitha palët e përfshira presin që Lukaku të bëhet lojtari i ri i Napolit në ditët vijuese.