Vendosni fjalën kyçe....

Trafikoi një të mitur në Greqi për ta shfrytëzuar për të lypur, ekstradohet në Shqipëri i dënuari me 15 vjet burg


Shtetasi Kujtim Demiri është ekstraduar nga Greqia pasi është dënuar nga gjykatat shqiptare me 15 vjet për trafik të të miturëve.

Sipas vendimit të gjykatës Demiri ka marrë nga Shqipëria dhe e ka çuar në Greqi një të mitur të cilin e ka shfrytëzuar për të lypur nën ushtrimin e dhunës.  

“Bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Interpol Athina mundëson arrestimin dhe ekstradimin e një të kërkuari nga Greqia në Shqipëri Më datë 20.08.2024, pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2 , i Kodit Penal. Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S  dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës”, njoftoi Policia e Shtetit më 21 gusht 2024”-thuhet në njoftimin e policisë.