Vendosni fjalën kyçe....

U kap me Laert Haxhiun në Greqi, ekstradohet në Shqipëri i riu, plagosi djalin e biznesmenit para dy vitesh


Greqia ka ekstraduar në Shqipëri Firdeus Berberin, i cili ka lidhje me Laert Haxhiun, i cili është ekstraduar më herët.

I riu nga Pogradeci u kap vitin e shkuar në vendin fqinj dhe është esktadruar sot pasi akuzohet për disa ngjarje kriminale.

Ndaj tij Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën “arrest në burg” në mungesë më 29 prill 2022.

Berberi akuzohet se më 25 prill të vitit 2022, bashkë me mikun e tij Gersi Maxhari, kanë plagosur pas një sherri djalin e biznesmenit vendas, Johan Muçllarin. Pas ngjarjes ata u arratisën.