Rreth 20% e popullsisë së arinjve të murrmë të Suedisë mund të vritet këtë sezon gjuetie pasi u lëshuan licenca për vrasjen e 486 prej tyre, pavarësisht nga protesta të shumta nga grupetë ndryshme për mbrojtjen e kafshëve.
Tani për tani ka rreth 2,450 arinj të murrmë që enden në fshatrat suedeze, një numër që është ulur vitet e fundit për shkak të rritjes së gjuetisë së licencuar, sipas shifrave zyrtare të publikuara në vitin 2023. Duke pasur parasysh rënien e shpejtë të popullsisë së arinjve që nga viti 2022, ky numër tashmë mund të jetë edhe më i ulët.
“Mishngrënësit e egër duhet të funksionojnë në ekosistem dhe kështu ne nuk po flasim vetëm se sa nga këto kafshë mund të tolerohen nga njerëzit. Ka të bëjë gjithashtu me atë se sa na duhen që ekosistemi të funksionojë,” tha për CNN të mërkurën Magnus Lundgren, drejtor në “Fondacionin Ëild Ëonders”.
Nga fillimi i viteve 1900, arinjtë e murrmë ishin pothuajse të zhdukur në Suedi pas dekadash politikash që kërkonin t’i zhduknin ata nga vendi.
Megjithatë, që atëherë, masat e rrepta mbrojtëse i kanë lejuar ata të rivendosen në habitatin e tyre vendas dhe popullsia e tyre arriti një kulm prej 3,298 në vitin 2008.
“Ka pasur njëqind vjet përpjekje për të rritur numrat, por ne shohim një ndryshim në politikën e qeverisë politike që është vërtet agresive tani vitet e fundit,” shtoi Lundgren.
Vendimet për numrin e licencave të gjuetisë të lëshuara tani merren nga bordet administrative të qarqeve, tha për CNN Hanna Ek, nënkryetare e njësisë në Agjencinë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, duke shtuar se numri i përgjithshëm në të gjithë vendin këtë vit u rrit në 486.
Sipas ligjit, paraprakisht duhet të plotësohen disa kërkesa, shtoi Ek, pa përcaktuar natyrën e tyre të saktë dhe këto vendime mund të apelohen.
“Ka dy arsye pse gjuetarët vrasin arinjtë,” tha Ek për CNN.
“Njëra është sepse është argëtuese ose emocionuese dhe ka një dimension “macho” në të, duhet të them. Dhe arsyeja tjetër është sepse ata duan t’i heqin qafe, që të mos konkurrojnë, sepse arinjtë hanëdrerët e egër dhe ai është gjahu numër një që gjuetarët duan të vrasin.”