Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Rama e Veliaj duan të sjellin këtu mbetjet toksike, e shohin Shqipërinë si kompani private tyren


Klevis Balliu, koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën tha në protestën e opozitës para bashkisë Tiranë se e gjithë qeveria duhet të ishte në burg.

Ai tha se qeveria Rama po shkatërron vendin e familjen, po largon shqiptarët dhe është kundër familjes si institucion.

“Ky pushtet po shkatërron vendin, po largohen shqiptarët, po shkatërrohen familjet. Ky pushtet është kundër familjes si institucion. I keni parë pamjet se si 1000 ton mbetje toksike ikin dhe vijnë në këtë vend, dhe kjo ndodh sepse ky person e sheh Shqipërinë si një kanal toksik, mjafton që paraja të vijë dhe ai të pasurohet. Është ky pushtet, që me largimin e qytetarëve, ata që kanë mbetur, kërkon t’i mbysë me ndotje. A e dini kush i sjell dhe kush i çon? I sjellin dhe i çojnë bizneset e këtij, Veliajt, sepse ky e shikon Shqipërinë si një kompani personale që mund ta përdorë si kanal toksik për mbetjet e gjithë botës, mjafton që ky të fusë paratë në xhep. Dhe në gjithë këtë, qoftë për Erion Veliajn, qoftë për Belinda Ballukun, qoftë për Olta Xhaçkën, qoftë për Olsi Ramën, qoftë për Edi Ramën dhe gjithë hajdutët pseudo deputetë që rrinë në parlamentin e PS, ata hajdutë që i bëjnë fresk ministrit të tyre, kryetarit të tyre sepse marrin ndonjë kacidhe, ata të gjithë duhet të ishin në burg.” – tha Balliu.

Balliu shtoi më tej se qeveria dhe ata që punojnë për ta po vjedhin qytetet pasi kanë licencën për të vjedhur nga shefi i SPAK-ut Altin Dumani.

“Por jo, nuk shkojnë në burg, sepse ata kanë marrë një “licensë” që t’ju vjedhin ju, të vjedhin qytetin tonë, që të vjedhin Shqipërinë tonë dhe kush ua jep atë licencë? Dum-Dumani!!! Dumani u jep “licencën” këtyre që të vjedhin.” – shtoi Balliu.