Vendosni fjalën kyçe....

Grenell i pakënaqur me ndihmën e USAID për Kosovën: Financon veprimet e njëanshme të Kurtit


Ish i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell ka kritikuar Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila i dha Prishtinës rreth 3.5 milionë dollarë ndihma, duke e quajtur paketën e USAID një akt të pastër korrupsioni.

Grenell e lidhi dhënien e granteve për Prishtinën nga USAID me praninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në konventën e Partisë Demokratike, që po mbahet në Çikago.

Në postimin e publikuar në rrjetin social ‘X’ ai tha se SHBA-të tani po financojnë “veprimet e njëanshme dhe të rrezikshme të Kurtit”, të cilat i dënoi dhe i bëri thirrje inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit që të hetojë këtë grant dhe arsyen pse po jepet tani.