Vendosni fjalën kyçe....

Iu kapën 500 litra naftë kontrabandë, ndalohet shoferi i kamionit në Qafë Thanë


Një 49-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi është përpjekur të kontrabandojë rreth 500 lira naftë.

Karburanti ishte futur në bidona plastikë dhe u gjet pas kontrollit në kamionin e 49-vjeçarit me iniciale R.G., banues në Elbasan

.“Në vijim të punës së intensifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufij, në PKK Qafë Thanë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontrolle të detajuara, kamioni me drejtues shtetasin R. G.. Në këtë mjet, u gjetën bidonë plastikë të mbushur me 500 litra naftë të pashoqëruar me faturë blerjeje. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. G., 49 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bidonët me naftë”, thuhet në njoftimin e policisë.