Vendosni fjalën kyçe....

Kennedy Jr. pranë ndërprerjes së fushatës, pritet të mbështesë Donald Trump-in


Robert F. Kennedy Jr. njoftoi se do t’i drejtohet kombit lidhur me fushatën e tij në vijim të premten në Arizona, mes diskutimeve me ish-presidentin Donald Trump dhe fushatën e tij rreth largimit nga gara dhe mbështetjes së kandidatit republikan, sipas njerëzve të njohur me bisedat.

Kennedy ka vijuar të flasë privatisht me Trump që nga konventa republikane, me biseda të shumta telefonike dhe të paktën një takim personal, sipas një personi të afërt me Trump.

Kennedy është shprehur se ka biseduar me familjen e tij të ngushtë për mundësinë e mbështetjes së Trum-it. Një person tjetër i njohur me bisedat thotë se Kennedy i ka treguar ekipit të Trump se ai ka në plan të mbështesë Trump-in.

Bisedat private u përshkruan nga njerëz që folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin për to. Fushata e Trump vuri në dukje komentet se kandidati republikan është “i hapur” lidhur pe përfshirjen e Kennedy-t në një vend në administratë nëse zgjidhet president.