Ditën e sotme, opozita do zhvillojë protestën e përjavshme te Bashkia e Tiranës.
Ndërkohë policia ka njoftuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës.
Kështu është bllokuar rruga përpara Bashkisë së Tiranës prej orës 11:00 dhe segmente të tjera do jenë pjesërisht të bllokuara në varësi edhe të lëvizjes së protestuesve.
“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve”-njofton policia.
Prej disa javësh opozita proteston para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj madje kanë kërkuar që edhe drejtësia ta marrë të pandehur.
Opozita e sheh Veliajn fajtor për çështjen e inceneratorit të Tiranës dhe “5D”, afera të denoncuara nga opozita dhe media, të cilat janë në hetim nga SPAK-u.