Vendosni fjalën kyçe....

Pse u përmbys superjahti ku humbi jetën manjati britanik dhe shefi i bankës së njohur, ende shumë paqartësi për prokurorët


Prokurorët italianë do marrin në pyetje projektuesit e superjahtit “Bayesian” dhe do analizojnë strukturën e poshtme të jahtit, pasi një video e zbuluar nga viti 2019 tregon se çfarë duhet të kishte ndodhur kur një anije goditet nga një tornado uji.

Pesë trupa u zbuluan ditën e djeshme ndërsa zhytësit vijuan operacionet e kërkim-shpëtimit nën ujë të jahtit 40 milionë eurosh që u fundos pranë ishullit të Porticellos në Siçili.

Ngjarja ndodhi në orën 5 të mëngjesit. 12 nga 15 të ftuarit dhe 10 anëtarët e ekuipazhit arritën të arratiseshin ndërsa të zhdukur mbetën manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare, shefi i bankës së njohur “Morgan Stanley”, Jonathan Bloomer dhe gruaja e tij si dhe avokati i Lynch, Chris Morvillo dhe bashkëshortja e tij Neda.

Ndërsa po vijojnë përpjekjet e kërkimit për personin e fundit të zhdukur, identiteti i të cilit nuk është konfirmuar, prokurorët janë vendosur të hetojnë kabinën e jahtit, që ishte pjesërisht e ngritur në kohën e stuhisë.

Struktura, që shtrihet si një pendë gjigante poshtë varkës dhe vepron si një kundërpeshë ndaj direkut të gjatë, nuk ishte ulur plotësisht poshtë pavarësisht motit të keq që u parashikua disa orë më parë.

Ekspertët i thanë Daily Mail se është standarde që struktura të mos ulet plotësisht, kur një anije ka hedhur spirancën, por me parashikimin e stuhisë dhe dritaret që thuhet se janë lënë të hapura, kjo ngre pikëpyetje mbi shkakun e tragjedisë.

Dhe mes raporteve që prokurorët po kërkojnë të flasin me projektuesit e anijeve – pasi kapiteni James Catfield u mor në pyetje për dy orë të mërkurën – kompania që prodhoi varkën tani ka pretenduar se faji ishte gabimi njerëzor.

Ajo vjen pasi një video e zbuluar nga Auckland, Zelanda e Re, tregoi se çfarë duhet të ndodhë nëse një jaht si “Bayesian” përmbyset në mot me stuhi.

Pamjet e CCTV tregojnë një tornado që shtyn në anë një superjaht të madh me një stil të ngjashëm direku me “Bayesian”.

Por në vend që të përmbyset, direku kthehet shpejt drejt e lart në pozicionin e tij të natyrshëm.

Ka pyetje në rritje se si një anije kaq e fortë, e cila më parë kishte lundruar në Antarktidë, mund të ishte fundosur.

Giovanni Costantino, shefi i “Italian Sea Group”, ka folur për tragjedinë.

Costantino tha: “Ky ishte gabim njerëzor, jahti u mbyt sepse mori ujë. Dinamika e fundosjes shihet dhe lexohet nga të dhënat AIS (Automatic Identification System) dhe zgjati gjashtëmbëdhjetë minuta. Këto të dhëna ia kemi dhënë prokurorëve në Termini Immerse. Nga pamjet duket sikur jahti kishte marrë ujë për katër minuta.  Gjithçka që u desh ishte një shpërthim tjetër ere për ta kthyer atë, që do të thoshte të hynte më shumë ujë. Më pas ajo u drejtua për pak çaste para se të fundosej.”