Një aksident ditën e djeshme në rrugën Tiranë-Durrës i ka marrë jetën një 18-vjeçari nga Durrësi.
I riu humbi drejtimin e mjetit tip “VW” dhe doli nga rruga duke rënë në kanal.
Nga dëmtimet e marra nga aksidenti 18-vjeçari nuk arriti të shpëtonte
“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas”-njofton policia.