Vendosni fjalën kyçe....

E ngarkuara me punë e SHBA-së takon Ramën: Mbështetje të palëkundur për Shqipërinë në rolin e paqes në rajon


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn.

Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me kryeministrin Edi Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë.

 “Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Facebook.