Një i ri është arrestuar në Elbasan pasi ka kanosur me armë zjarri një polic.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërsa polici ka konstatuar të riun teksa lëvizte me armë zjarri.
Efektivi ishte jashtë shërbimi, por ka ndërhyrë për kapjen e të riut Ronaldo Beqiri. Ky i fundit e ka kansour se do e vrasë më armë.
“Qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’, konstatohet nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit. Në momentin e konstatimit, shtetasi i armatosur ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë.
Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari Ronaldo Beqiri”, njofton policia.
Ndaj të riut rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës “ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit luftarak”.