Vendosni fjalën kyçe....

Ismail Zeneli ekstradohet nga Spanja, pjesë e grupit të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Shqipëri


Policia e Shtetit ka njoftuar ekstradimin nga Spanja të Ismail Zenelin alias Luan Sadria, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale ka kryer ndaj një organizate kriminale.

Zeneli ishte pjesë e një grupi kriminal, veprimtaria e të cilit përveç SPAK-ut është hetuar edhe nga agjencitë ligjzbatuese në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, Brazil e Kolumbi.

Grupi trafikonte drogë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, ndërkohë që çkodimi i aplikacionit SKY ECC ka zbardhur bisedat rreth një serie ngjarjesh kriminale, përfshi edhe porositje vrasjesh.

Në datë 22.08.2024, u krye ekstradimi nga Spanja drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Ismail Zeneli, alias Luan Sadria, i biri i Rexhep dhe i Naze, i datëlindjes 15.11.1974, lindur në Kukës dhe banues në Valencia/Spanjë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendim penal Nr. 124, datë 17.11.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprat penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçante të bashkëpunim, atë të Grupit të Strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga Organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.”, parashikuar nga nenet 80, 283/a 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal”-njofton polica.

Ismail Zeneli, i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e grupit të Eralbi Breçani dhe Ervin Matës, kishte rolin e porositësit dhe financuesit për lëndët narkotike që porosisnin nga Amerika Latine. Por, si pjesë e këtij grupi kriminal, Zeneli kishte pasur dhe përkrahjen për të marrë hakun për vrasjen e vëllait, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

 Gjithashtu ai akuzohet se ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela të cilët jetonin në Britani.

SPAK ka regjistruar procedimin penal nr.78 viti 2023 dhe ne kuadër te këtij procedimi, ne bashkëpunim me Eurojust, Europol, dhe agjencitë ligj zbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane kane zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptare te përfshire ne aktivitet kriminal ne Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe ne disa vende evropiane. Gjithashtu hetimet janë kryer dhe ne lidhje me disa ngjarje kriminale te mëparshme te ndodhura ne Shqipëri. Ne kuadër te këtij procedimi është i dyshuar shtetasi Ismail ZENELI datëlindja 15.11.1974 i cili ka koordinuar me bashkëpunëtoret e tij, ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela“-akuzon SPAK.