Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Hoxha takon ambasadorët e Japonisë e Holandës: Angazhim operacional proaktiv në përballje me kërcënimet e sigurisë


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur Ambasadoren e Japonisë Kikuko Kato dhe të Holandës Reinout Vos, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mundësive për shtrirjen dhe zgjerimin e tyre.

Në takimet e zhvilluara me dy diplomatët është vlerësuar niveli i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve miqësore tradicionale.

Pas takimit me Ambasadorin holandez, Ministri Hoxha nënvizon se ndau vlerësimin mbi trendin pozitiv të marrëdhënieve politike dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe përforcuar shkëmbimet dypalëshe. Në takim u rikonfirmua angazhimi operacional proaktiv në përballje me kërcënimet e sigurisë.

Në lidhje me takimin e Ambasadoren e Japonisë, Ministri vuri në dukje se u diskutua mbi mbështetjen e dhënë për projekte të ndryshme, që janë nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, si kontribute të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve për strukturat e varësisë.

Në takimet e zhvilluara, krerët e misioneve diplomatike i kanë uruar Ministrin Hoxha suksese për detyrën.