Vendosni fjalën kyçe....

Polici jashtë shërbimit e pikasi me armë, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan


Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi është konstatuar me armë zjarri pa leje.

I riu u konstatua duke qarkulluar me armë nga një punonjës policie jashtë orarit të shërbimit në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Shtetasi Ronaldo Beqiri në momentin që u pikas kanosi me armë punonjësin e policisë për ta vrarë por sipas njoftimit të bluve të Elbasanit, falë veprimeve të efektivit dhe mbërritjes në kohë të patrullës së “Shqiponjave” ai atë neutralizuar dhe më pas vënë në pranga.

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, konstatohet nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit.

Në momentin e konstatimit, shtetasi i armatosur ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë.

Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ronaldo Beqiri, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës “ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit luftarak”-njofton policia.